Epike/ Kros i dha lamtumirën Gjermanisë në 2021, gazetarja habit: Ishte zhgënjimi më i madh në Botërorin e Katarit

Gjermania zhgënjeu në Botërorin e Katarit, pasi u eliminua në fazën e grupeve. Një gazetare e quajti Toni Kroos një nga zhgënjimet më të mëdha të Katarit, edhe pse mesfushori i Real Madridit ka 18 muaj që nuk luan për Kombëtaren e tij.

Toni Kroos është tërhequr shumë kohë më parë nga kombëtarja gjermane, ndaj sigurisht që nuk ishte as në Botërorin e Katarit. Por mesfushori u përmed nga gazetarja Cristina Cubero në “El Chiringuito” kur u pyet për zhgënjimet e Botërorit të fundit në Katar.

Lojtari i Real Madridit e ka marrë me humor këtë koment dhe i është përgjigjur videos në Twitter me ironi: “E dija që dikush do të më fajësonte mua”.

Gazetarja ka shkaktuar komente negative në rrjetet sociale dhe shumica e tyre janë të mendimit se është e turpshme që dikush që nuk di disa gjëra elementare punon në një program sportiv, si për shembull se si Kroos aktualisht nuk luan për Gjermaninë.

Në korrik të vitit të kaluar, Kros i dha lamtumirën kombëtares gjermane, për të cilën luajti 106 ndeshje dhe shënoi 17 gola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online