Gjermania zhgënjeu në Botërorin e Katarit, pasi u eliminua në fazën e grupeve. Një gazetare e quajti Toni Kroos një nga zhgënjimet më të mëdha të Katarit, edhe pse mesfushori i Real Madridit ka 18 muaj që nuk luan për Kombëtaren e tij.
Toni Kroos është tërhequr shumë kohë më parë nga kombëtarja gjermane, ndaj sigurisht që nuk ishte as në Botërorin e Katarit. Por mesfushori u përmed nga gazetarja Cristina Cubero në “El Chiringuito” kur u pyet për zhgënjimet e Botërorit të fundit në Katar.
Lojtari i Real Madridit e ka marrë me humor këtë koment dhe i është përgjigjur videos në Twitter me ironi: “E dija që dikush do të më fajësonte mua”.
Gazetarja ka shkaktuar komente negative në rrjetet sociale dhe shumica e tyre janë të mendimit se është e turpshme që dikush që nuk di disa gjëra elementare punon në një program sportiv, si për shembull se si Kroos aktualisht nuk luan për Gjermaninë.
Në korrik të vitit të kaluar, Kros i dha lamtumirën kombëtares gjermane, për të cilën luajti 106 ndeshje dhe shënoi 17 gola. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Dice Cristina Cubero que los PEORES JUGADORES del MUNDIAL han sido VINICIUS, que hizo 1 GOL, dió 2 ASISTENCIAS y participó de forma directa en 2 goles más de Brasil, y KROOS, que se RETIRÓ de la selección alemana hace 18 MESES.
??? pic.twitter.com/8sblAeXBJR
— Alex Porcel (@AlexPorest) December 23, 2022