Një histori e veçantë ka ndodhur para ndeshjes së Shkupit me Leveskin e Sofias. Kjo përballje ishte e vlefshme për turin e dytë të Conference League, e cila ka përfunduar në shifrat 0-2. Por para takimit ka pasur disa incidente.
Tifozët shqiptarë kanë sulmuar ata nga Bullgaria që ishin me makinat e tyre. Në një video të publikuar nga “Sport Mania” shihet një prej tifozëve shqiptarë që ikën me vrap nga berberi, me rrobën e vendosur përpara, që të godiste makinat e bullgarëve. /Sport Ekspres/