Epidemi dëmtimesh te Franca, Deshamp fton dy debutues

Kombëtarja franceze ka pësuar një mori ndryshimesh gjatë orëve të fundit. Shkak për këtë janë bërë dëmtimet e njëpasnjëshme që kanë kapur katër lojtarëve të gjelave. Pol Pogba, Antoni Marsial, Benzhamin Mendi dhe Aleksandër Lakazet janë lojtarët që kanë lënë grumbullimin e kampionëve të botës.

Trajneri Didier Deshamp ka ftuar tri lojtarë të për zëvendësuar të dëmtuarit dhe dy prej ftohen për herë të parë në një grumbullim të kombëtares franceze. Sulmuesi i Borusia Mënshengladbah, Alasan Plea dhe mbrojtësi i majtë i Lionit Ferland Mendi janë dy debutuesit e listës së re të “gjelave”.

Ndërkohë, një ndër lojtarët e preferuar të Deshamp ndër vite, Musa Sisoko i Totenhemit rikthehet në kombëtare pas një mungese gati 1-vjeçare. Franca do të ndeshet ndaj Holandës dhe Uruguait. Takimi ndaj “tulipanëve” është i vlefshëm për “Nations League”, ku Francës i mjafton një barazim për të siguruar vendin e parë në grupin 1 të Ligës A.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *