Në Vlorë, sezoni nisi mes entuziazmit. Fakti që kryesonin në kampionat, nuk kishin pësuar asnjë humbje dhe projekti i ri me trajnerin Daja në kryes të stolit. Tifozët e Flamurtarit kishin arsye përse të besonin. Të ëndërronin se ky mund të ishte sezoni i tyre. Si rallë herë në vitet e fundit, stadiumi ishte i mbushur.
Shpresat morën një goditje të fortë, në minutën e 73-të, pas golit të avantazhit të Skënderbeut me Krasniqin. Entuziazmi u kthye në zhgënjim katër minuta përpara fundit të lojës. Oto Xhon shënoi golin e dytë për korçarët dhe tribunat nisën të boshatiseshin.
Të mërzitur për një mbrëmje, ku ngjarjet duhej të kishin shkruar ndryshe. Humbja e parë sezonale nuk la një shije të mirë, edhe sepse te Flamurtari besojnë se janë anti-Skënderbeu dhe ekipi që do të arrijë të shkurorëzojnë kampionët. Pavarësisht zhgënjimit, sezoni është ende i gjatë dhe shanset për revansh nuk do të mungojnë.
Aspak etike per nje qytet si Vlora! Ndoshta nuk duhej ta kishin filluar me ato “fishekzjarre”… perpara nuk kishin Kavajen, Lushnjen apo Cerrikun, por nje skuader qe luajti 13 ndeshje ne Europa League nga te cilat fitoi gjysmat! Sharjet ne kor jane pjese e “komedise” se komentatoreve te ndeshjes te cilet ambientin ne stadiumin e Vlores e cilesuan si nje KARTOLINE.
Tifozet ne menyren me antiqytetare braktisen skuadren 15 min para perfundimit…