Entuziasëm në Pragë/ Silvinjo bashkohet me tifozët, trajneri i Shqipërisë bën shqiponjën me… “Skënderbeun”

Shqipëria ndodhet në Pragë, atje ku ka kryer edhe seancën e fundit përgatitore në pran të sfidës kundër Republikës Çeke. Kuqezinjtë po gëzojnë një formë të mirë dhe paraqitjet e fundit kanë rritur entuziasmin e lojtarëve dhe të tifozëve. Këta të fundit nuk e kanë lënë vetëm ekipin kombëtar në këtë përballje të rëndësishme.

Një grup tifozësh shqiptarë janë grumbulluar në Pragë, ku kanë tërhequr edhe vëmenjen e vendasve dhe të tifozëve me këngët e tyre. Mbështetësve të Shqipërisë i është bashkuar për një moment edhe Silvinjo. Trajneri i Kombëtares i ka plotësuar dëshirën disa tifozëve duke shkrepur një fotografi me ta, teksa bën shqiponjën me duar me… “Skënderbeun”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *