Në Poloni kanë nisur të ndjejnë frikën e ndeshjes së 12 tetorit. Shqipëria ka befasuar opinionin sportiv polak, që tashmë e sheh ekipin tonë kombëtar si një kundërshtar të denjë për vendin e dytë, ndryshe nga ç’mendonin në momentin e hedhjes së shortit. Në një lidhje ne “Skype“ me “Ora Sport“ në “Ora TV“, Enkeleid Dobi konfirmon faktin se kuqezinjtë kanë fituar respektin e polakëvë e madje vetë mimika e lojtarit të Kombëtares së udhëhequr nga Sousa pasi mësoi rezultatin e ndeshjes së luajtur në Budapest kundër Hungarisë tregon shumë.
“Mund ta filloj me një shprehje, që ka ardhur koha tamam. Respekit nuk imponohet por fitohet. Kombëtarja ka fituar një respekt të jashtëzakonshëm këtu në Poloni. Kur u hodh shorti Shqipëria nuk u mor shumë seriozisht dhe lufta për vendin e dytë mendohej me Hungarinë. Por kur zihen dy vetë fiton një i tretë. Them që lojtar si Levandovski i mungon çdo Kombëtareje. Është 50% e ekipit. Po të mos ishte Levandovski do flisnim ndryshe për Poloninë. Kontigjenti që kemi ne në këto moment na lë të shpresojmë se përse jo? Ka treguar që Kombëtarja jonë është pjekur.
Sousa nuk ka arritur që filozofinë e vetë ta fusi në punë. Mund ta themi troç, nuk mund të bëjnë polakët si bëjnë portugezët. Polakët nuk duhet ti lësh të kapin në kundërsulm. Kanë anën motorike dhe fizike. Janë të shpejtë në kundërsulm. Nuk duhet ti japim shumë në mesfushë. Polonisë duhet ti lëmë pak topin, se nuk e kanë atë që do ti fusi Sousa, qarkullimin e topit. Më mirë ti lëmë topin dhe të luajmë ne në kundërsulm. Edhe golim që shënuam e realizuam me një kundërsulm shumë të shpejtë. Në Poloni janë të surprizuar të gjithë. Pas ndeshjes Buksas i thanë që ka fituar Shqipëria me Hungarinë. Ai bëri një mimikë fytyre shumë të shqetësuar. Nuk e prisnin. Mendoj që del 1-0 për Shqipërinë”, ka thënë Enkeleid Dobi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/