Enea Mihaj e mbyll derbin përpara kohe, mbrojtësi shqiptar i vështirëson punën skuadrës së PAOK-ut

Derbi i Selanikut nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme për Enea Mihajn. Mbrojtësi shqiptar ishte titullar me fanellën e PAOK-ut, por e ka mbyllur sfidën përpara kohe. Fillimisht lojtari i bardhezinjve ndëshkohet me karton të verdhë në minutën e 37, ndërsa në të 71-tën sheh arbitrin që ti nxjerrë kartonin e verdhë për të dytën herë gjatë lojës.

Kështu, Mihaj është detyruar të largohet nga ndeshja 19 minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, duke i vështirësuar së tepërmi situatën skuadrës së tij. PAOK-u ka luajtur për një kohë të gjatë me një lojtar më pak, çka ia bëri të pamundur ndryshimin e rezultatit. Derbi përfundon me rezultatin 1-0 për Arisin e Selanikut, që del kështu fitimtar në derbin e qytetit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *