Kukësi-Partizani është kryendeshja e javës. Duke parë që luajnë vendi i parë dhe i dytë, FSHF ka vendosur që ndeshja të gjykohet nga një arbitër që mban stemën e FIFA-s. Veç kësaj është vendosur që të ketë edhe gjyqtarë linje. Kryesor do të jetë Enea Jorgji, i cili e ka gjykuar edhe ndeshjen e fundit mes këtyre dy ekipeve. Anësorë janë përzgjedhur Ridiger Çokaj dhe Emigers Gançi, ndërsa pas porte do të jenë Andi Koçi dhe Kreshnik Bajramaj.
KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 26
E premte, më 29 mars, ora 18:00
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
KUKËSI-PARTIZANI
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ridiger Çokaj, Emigers Gançi; Gjyqtarë linje: Andi Koçi, Kreshnik Bajramaj
SHIFRAT ME JORGJIN ARBITËR – Sezonin e shkuar Jorgji e mbylli me Partizani-Kamza, ndërkohë që e nisi sivjet me Kukësi-Laçi. Verilindorët janë gjykuar prej elbasanasit në katër takime dhe nuk kanë fituar asnjë herë. E fundit herë që Jorgji i gjykoi ishte kundër Skënderbeut.
Partizanin ai e ka gjykuar pesë herë, një rast me Kukësin. Edhe të kuqtë nuk kanë një bilanc të mirë, pasi vetëm derbin kanë fituar me Jorgjin në fushë. Dy herë të tjera kanë barazuar, ndërkohë që janë mposhtur po aq.