Ëndrra më e madhe e tij është të stërvitet nga…babai! Nuk po realizohet ende, Giovani Simeone del hapur: Dua të shkoj te Atletiko Madrid

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Giovani Simeone, i biri i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeone ka deklaruar në një intervistë se tashmë dëshiron të stërvitet nga babai i tij. Prej vitesh Giovani luan në Itali, megjithatë ëndrra e tij ka qenë dhe do të jetë ekipi i zemrës, Atletico Madrid. “E kam ëndërr të shkoj te Atletico Madrid. Unë jam një tifoz i atij ekipi, prandaj dua të luaj patjetër”- u shpreh Simeone.

Pas kalimit te Cagliari, Giovani Simeone po kalon një formë spektakolare, teksa në këtë sezon ka shënuar 12 gola. Pavarësisht talentit të tij të padiskutueshëm, do te duhet shumë punë për të bindur babain e tij, i cili ka në dispozicion kampionë europe dhe bote si Griezman dhe Suarez. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *