Nedim Bajrami ka bërë një gjest tejet njerëzor së fundmi, duke treguar kështu se është një lojtar me vlera të mëdha edhe jashtë fushe. Alessando është një djalosh 17-vjeçar që i është nënshruar një operacioni për shkak të skoliosës që i ka prekur shtyllën kurrizore. Një tifoz i Empolit që mbajti përgjatë gjithë qendrimit të tij në spital shallin e klubit të zemrës. I prekur nga një veprim i tillë, Nedim Bajrami ka vendosur ta befasojë dhe përkrahë shallit të Empolit i ka dhuruar një fanellë të nënshkruar prej tij.
“Ëndrra e një tifozi të ri. Ai e mbajti shallin e Empolit të lidhur në shtrat për të gjitha ditët që u shtrua në spitalin e Rizzoli-i. I goditur nga ky gjest, Bajrami, mesfushori i Empoli FC, e befasoi duke i dhënë fanellën me autograf. I riu 17-vjeçar u shtrua në repartin e kirurgjisë kurrizore të drejtuar nga Dr. Gasbarrini, dhe u operua me sukses nga Dr. Martikos Konstantinos për një skoliozë mbi 80 ° me kurbë të dyfishtë. Së bashku me kujdesin, këto gjeste sjellin lehtësim dhe gëzim. Falenderim i veçantë për Bajramin, ekipin e Empolit dhe gjithë ekipin e Departamentit të Kirurgjisë Vertebrale”, shkruan Instituti Ortopedik i Rizzoli-t në “Facebook”. Një postim ky që më pas është shpërndarë edhe nga klubi i Empolit në faqen e vetë zyrtare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/