Ëndrra amerikane e Takut: Nuk rikthehesha në Shqipëri, pres Kombëtaren!

Karriera e Afrim Takut ka patur shumë luhatje, pasi distanca mes Shqipërisë dhe Amerikës ka ndikuar jo pak. Kjo gjë e bëri të vuaj dhe me Tiranën, por dhe me Skënderbeun. Më në fund, lojtari ka gjetur ekip në Amerikë, pasi i është bashkuar Tampa Bait. 3 ndeshje në ligën e dytë amerikane, por vetëm 78 minuta. 28-vjeçari jep një intervistë për Sport Ekspres ku tregon eksperiencën e re dhe problemet që hasi në vendin tonë.

Si po ecën aventura juaj me ekipin e ri të Tampas?
Në përgjithësi po ecën mirë. Jam i kënaqur për mënyrën si më kanë pritur. Stafi, lojtarët dhe tifozët më kanë bërë të ndihem pjesë e grupit. Shpresoj që çdo gjë të vazhdojë në drejtimin e duhur.
A jeni pershtatur ende me klubin?
Kam pak kohë që jam bërë pjesë e ekipit dhe si me çdo ndryshim, duhet koha e përshtatjes. Une ndihem mirë sepse dhe klubi ma ka bërë rrugën më të lehte, kështu që dua t’i falenderoj për këtë.
– Sa ndryshon futbolli në Amerikë me atë që ke luajtur në Shqiperi?
Ka ndryshimet e veta. Futbolli këtu është më shume fizik, përqendrohen më shumë te vrapimi gjatë lojës. Taktika vjen e dyta, por në përgjithësi futbolli këtu ka ritëm.


Po në profesionalizmin e klubeve?
Të jem i sinqerte, profesionalizmi këtu është më lart. Çdo gjë që ndodh në klub është e planifikuar, si në udhëtime, në ndeshje etj. Korrektësia është me e lart. Çdo person që punon në klub ka punën e tij dhe respektohet për atë punë që bën.
A kishit oferta nga Shqiperia?
Që në momentin që u mbyll kontrata me Skënderbeun, kam qenë i fokusuar të kisha një klub të ri në USA. Në Shqipëri ka qenë akoma mesi sezonit. Jam i sigurt që po të flisja me klube në Shqipëri nuk do ishte problem, por vëmendja ime ka qenë diku tjetër.
Këto kohët e fundit kam pasur mundësi që të kaloja në klube në Europe, por i kam refuzuar këto opsione. Mendoj se duhet balancë midis profesionit dhe familjes.
– Mendoni se me ekipin e ri mund të arrini Kombëtaren?
Unë me çdo ekip që do të luaj do e kem objektiv që të kap Kombëtaren sepse të jesh pjese e saj është nder dhe krenari. Do vazhdoj të jap më të mirën dhe shpresoj te jem sërish me fanllën kuqezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *