“Ëndërroj të shkoj në stadium si tifoz i thjeshtë”, Klopi zbulon dëshirën e tij: Për tifozët është argëtim, por për mua është punë

Jurgen Klopi do të drejtojë Liverpulin për herë të fundit të dielën. Trajneri gjerman ka njoftuar prej disa kohësh largimin e tij nga skuadra angleze. Së fundmi, ai ka folur për “The Anfield Ërap”, ku ka treguar se çfarë i mungon më shumë në jetën e tij. Klopi zbulon se ëndërron që të shkojë në stadium si një tifoz i thjeshtë për të shijuar ndeshjen. Megjithëse gjendet në stadium për më shumë se 50 ndeshje gjatë sezonit, Klop nuk e shijon sa duhet lojën, pasi të qenurit në krye të pankinës për të është një punë dhe jo argëtim.

“Të shkuarit në stadium si një tifoz i thjeshtë, këtoj janë gjërat që ndonjëherë i ëndërroj. Të mos jem Jurgen Klopi, thjesht të kem ekzaktësisht të njëjtin argëtim si të gjithë të tjerët në këto momente. Çdokush që na viziton në ndeshje është pushim dhe është duke kaluar çastet më të bukura të jetës. Por për mua është punë. Pas ndeshjes, të gjithë duan të flasim, por unë mendoj me vete: ‘Hë pra tani, më lini vetëm. Tashmë kam folur në 15 stacione televizive’”, ka deklaruar Jurgen Klopi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/