Ende tifoz i çmendur, ish-trajneri gati të rikthehet te Vllaznia?

Podgoricë, pak përpara mesdite… i ulur në një kafe, Dervish Haxhiosmanoviç, një emër i njohur për Shkodrën dhe shkodranët, lexon “Sport Ekspres” dhe informohet për lajmet më të fundit, sigurisht, në kampin kuqeblu… Ai e di që kuqeblutë do të luajnë sezonin tjetër në Kategorinë e Parë, por sigurisht që zemra i qan, sepse është ndoshta ndër të vetmit të huaj që kanë drejtuar në atë stol që është i dashuruar pas qytetit dhe tifozëve, përveç se klubit historik. E ndërsa Voltana Ademi, kryebashkiakja e Shkodrës, vazhdon të fajësojë të tjerët, trajneri malazez, tashmë pa punë, pasi aventura e fundit nën drejtimin e kombëtares së femrave të Malit të Zi ka mbaruar, pret një telefonatë… Ai e ka drejtuar Vllazninë pesë herë, teksa ka ikur dhe është rikthyer vazhdimisht. i fundit, viti 2014, kur problemet ende nuk ishin shfaqur…Nuk dihet se si gazeta “Sport Ekspres” ka përfunduar në duart e tij në Podgoricë, por rëndësi ka që ai po përgatit ndoshta rikthimin dhe asnjë shkodran nuk do të ishte kundër!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online