Emre Xhan në Torino, sot prezantimi

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pas muajsh të tërë pritjeje, Emre Xhan zbarkon në Torino. Mesfushori gjerman me origjinë turke ka nisur sot aventurën me Juventusin.

Juventusi ka publikuar në Instagram me lidhje direkte mbërritjen e tij në Torino dhe entuziazmi tek tifozët është në kulm.

Mesfushori ka kryer vizitat në klinikën J-Medical dhe pasdite do të firmosë me bardhezinjtë.

Vetëm 24 vjeç, Emre Xhan kaloi nga Bajerni i Mynihut tek Leverkuzeni në verën e vitit 2013 për 5 milionë euro dhe aty nisi karriera e tij realisht. Një sezon fantastik dhe në verën e vitit 2014 Leverkuzeni ia shiti Liverpulit për 12 milionë euro, duke u kënaqur me 7 milionë euro fitim për një vit.

Megjithatë, ishte një gabim, sepse Xhan te Liverpuli luajti 4 sezone fantastike dhe vetëm një dëmtim në shpinë këtë pranverë e la jashtë Kupës së Botës.

Gjithsesi, gjermani arriti marrëveshjen me Juventusin që në janar dhe shkon në Torino falas, pasi i mbaroi kontrata me Liverpulin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *