Empoli e ka nisur sezonin e ri në mënyrë të mirë. Kjo skuadër nuk e ka pësuar ende golin e parë në shtëpi në Serinë A, teksa ka pritur edhe ekipe si Fiorentina apo Juventusi. Në ndeshjen kundër bardhezinjëve, Ardian Ismajli arriti që të “fus në xhep” një lojtar si Vlahovic.
Tani detyra është po e njëjta, por ndryshon emri i sulmuesit. Empoli do të pres në shtëpi Napolin e Antonio Conte, që kryeson elitën e futbollit italian. Mbrojtësi shqiptar do të ketë një detyrë për të vështirë për të neutralizuar Lukakun, ndërsa te Empoli do të luftojnë që të mbajnë portën e paprekur edhe në një tjetër përballje në shtëpi. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/