Emocionuese! Sulmuesi i “djajëve”: Në Nigeri nuk kishim para, kurseja drekën për abonimin që të shihja Manchester United

Një nga surprizat më të mëdha në merkaton e janarit te Manchester Junajtid ishte ardhja e sulmuesit 30-vjeçar Odiona Ighalo. Futbollisti nigerian erdhi si një huazim nga skuadra e Shangait në Kinë. Ndërkohë nëpërmjet një rrëfimi të fundit për mediat, Ighalo tregon sakrificat e shumta që ka bërë vetëm për të parë Manchester Junajtid kur qendronte në vendlindje.

Tifoz i çmendur i kësaj skuadre që në fëmijëri, atje ku kursente edhe bukën, vetëm që të shihte nëpërmjet abonimeve në televizor përballjet e fundjavës.

“Unë e di se shumë lojtarë kur firmosin një kontratë thonë se është një ëndërr për ta. E respektoj këtë gjë, por rasti im është tjetër gjë komplet. Të gjithë që më njohin mua që fëmijë e dinë se jam tifoz i Manchester United.

Për të parë ndeshje, unë paguaja për to. Në Nigeri ti duhet që abonimet për të parë ndeshjet e sportit t’i paguash dhe jo të gjithë e kanë atë mundësi. Prindërit e mi nuk mund ta bënin dot këtë gjë. Por unë e bëja vetë dhe fundjavat ishin emocionuese. Nisja të ruaja paratë që më jepnin prindërit për në shkollë. Unë haja në shtëpi dhe ruaja lekët e drekës për në shkollë. Kështu kurseja paratë dhe në fundjavë mund të shihja ndeshjet e Manchester Junajtid”, tha sulmuesi Nigerian. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online