Emocionuese/ Shok prej dekadash dhe luajtën në klube me njëri-tjetrin, takimi i Mancinit dhe Vialli pas fitimit të Europianit

Një moment vërtet i bukur ka ardhur pasi Italia arriti që të fitonte Europianin. Kamerat kanë fokusuar Roberto Mancinin dhe Gianluco Viallin, dy protagonistët kryesor që kanë gjithë meritën për mbërritjen e këtij suksesi të madh. Shok prej dekadash dhe asnjëherë duke e braktisur njëri-tjetrin.

Gjithmonë duke ndarë të njëjtat ide, të njëjtat filozofi, teksa kanë luajtur së bashku edhe në klube e Kombëtaren e Italisë. Menjëherë pasi “axurrët” janë konfirmuar si kampion të Europës, Mancini dhe Vialli kanë shkuar që të përqafojnë njëri-tjetrin dhe të shijojnë arritjen e madhe si timionerët që i dhanë lumturinë një shteti duke qëndruar të bashkuar.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *