UEFA do të favorizojë Anglinë? Dyshimet e italianëve, Jorginho ia hodhi paq kartonit të kuq me “zemërgjerësinë” e arbitrit

UEFA do të favorizojë Anglinë pasi ishte ky vendi që i dha shuplakë krijimit të Superligës Europiane. Ishte kjo teza e shtruar nga mediat italiane përpara finales së Europianit. Megjithatë ndeshja e luajtur në fushë tregoi panoramë tjetër. Momentet kyçe dhe të diskutueshme për arbitrin ishin rastet e ndërhyrjeve të futbollistëve italianë.

Fillimisht me tërheqjen e Chiellini ndaj Saka, duke i hequr mundësinë e artë futbollistit të Anglisë për të rrezikuar portën e Donarumës. Në këtë moment u dha kartoni i verdhë, por më shumë diskutime ngjall ndërhyrja e Jorginho ndaj Grealish. Taka përfundon në këmbët e lojtarit të Anglisë, ndërsa arbitri që ndodhej fare pranë zgjodhi që të nxirrte vetëm kartonin e verdhë. Padyshim që në këtë rast ka pasur edhe pak “zemërgjerësi”, megjithëse ishte minuta e 113 e takimit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online