Milani arriti që të fitonte ndaj Veronës në shifrat 3-2. Kuqezinjtë ia dolën me përmbysje teksa në të parën u surprizuan nga Caprari dhe Barak, në 24 minutat e para. Me nisjen e së dytë, Castillejo do të hidhej në fushën e lojës së bashku me Krunic. Përmbysja do të realizohej me sukses teksa Kessie, Giroud dhe autogoli i Gunter vendosën për të marrë tre pikët e rëndësishme ndaj Veronës.
Në fundin e takimit, Castillejo, do të shpërthente në lot dhe është përqafuar nga shokët e skuadrës. Arsyeja? Përveç adrenalinës që përjetoi në përmbysjen e çmendur, Castillejo nuk po kalonte një kohë të mirë te Milani dhe kishte marrë shumë kritika që po e rëndonin psikologjikisht, por në 45 minutat e sotme bëri gjithçka mirë.
“Lotët e mi thonë shumë për situatën që isha duke kaluar. Jam një djalë që lë edhe shpirtin në fushën e lojës. Dje edhe mamaja ime nuk më donte, sot mund të festoj me të gjithë tifozët në shtëpi”, tha Castillejo pas ndeshjes duke shpjeguar shpërthimin emocional. /Sport Ekspres/
Samu Castillejo crying ? pic.twitter.com/zOEI3pAo6R
— UCL_IN (@Samirr72) October 16, 2021