Derbi mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes është ndeshja më e bukur e vitit në Turqi. Sfida e fundit përfundoi me rezultatin 1-2 në favor të Fenerbahçes. Pavarësisht atmosferës marramendëse të krijuar në stadium, përfundimi nuk ishte aspak i mirë.
Një tifoz 60 vjeçar i Fenerbahçes ka ndërruar jetën ditën e djeshme, pasi ka pësuar inf.arkt gjatë momentit të festimit të golit të dytë të skuadrës së tij. Menjëherë i moshuari është transportuar në spital me ambulancë por pa mundur të shpëtojë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/