Emocione/ Ngrihet trofeu në “Anfield” pas 30 vitesh, Klop për tifozët: Sot pini çfarë të doni, ju dua gati për festën e madhe

Përpara se Klop të merrte drejtimin e Liverpulit, klubi i Anfield ishte në një situatë mjaft të keqe dhe rikthimi tek titulli ishte thjesht një çmenduri. Të kuqtë kishin 25 vjet që nuk e provonin shijen e kampionit të Anglisë dhe pavarësisht se vinte një emër i madh si Klop, kishte shumë dyshime se dikush mund të bënte diçka ndryshe.

Megjithatë kampionët janë lindur për të qenë të tillë. Pas një periudhe të shkëlqyer tek Dortmundi, Klop sfidoi veten me një eksperiencë të re, por mjaft të vështirë. “Ekipi i Liverpulit ka çerek shekulli pa fituar një titull, a jeni gati për të përmbushur pritshmëritë e tifozëve?”- ishte pyetja e shtruar në konferencën e prezantimit të trajnerit gjerman përpara gazetarëve. “Keni të drejtë. 25 vjet. Është një kohë e gjatë”- ishte mënyra sesi u shpreh Klop teksa në mendjen e tij po ndërtonte planin dhe makinerinë për të bërë ëndrrën e tifozëve të Liverpulit realitet.

Ashtu do të ndodhte në vitet pasardhëse, ku pasi ngriti trofeun e Champions League, në qiellin e “Anfield Road”, sot në mbëmje është ngritur trofeu i Premier Ligës pas 30 viteve pritje. Fati nuk është treguar aspak dashamirës, pasi e gjithë kjo festë ishte pa tifozë. Në intervistën e dhënë ditën e sotme pas ndeshjes ndaj Çelsit të fituar me rezultatin 5-3, Klop deklaroi:

“Çfarë mund të them, nëqoftëse mendoni se ky titull nuk ishte për ju, atëherë nuk e di si mund të merrem me ju! 5 vjet më parë iu thashë se duhet të ktheheni nga dyshues në besues. Neë të gjithë bashkë do të ishim duke festuar. Tani rrini në shtëpi, të sigurt dhe pini çfarë të doni, por përgatituni për festën e madhe. Nuk e di se kur ky virus do të largohet, por kur të ndodhë do të kemi një festë të gjithë bashkë. Bëni gjithçka të jeni gati deri atëherë”- u shpreh Klop mes emocionesh. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online