Emocionale/ E nis Avdijaj me shqiponjë, në Turqi derdhen lot në javën e 5 të kampionatit

Sivaspori ka mundur në mënyrë dramatike ekipin e Trabzonsporit, në takimin e vlefshëm për javën e pestë në kampionatin turk. Të parët në avantazh kaluan miqtë, vetëm pas tre minutash loje. Do të ishte pikërisht Donis Avdijaj, që me një gjuajtje brilante në hyrje të zonës gjeti edhe avantazhin e përkohshëm.

Njëkohësisht ky ishte edhe goli i parë me Trabzonsporin, duke nisur kështu festën me shqiponjë. Miqtë do të barazonin rezultatin me Fernandon që në pjesën e parë. Në të dytën do të vinte edhe një shpërdorim i artë nga Trabzonspori, që humbi një penallti.

Në minutën e 95 të takimit, do të vinte edhe goli i vendasve për të vulosur fatin e ndeshjes. Në mënyrë emocionale është përjetuar kjo humbje nga mesfushori me karakter sulmues i miqëve, Parmak. Ky i fundit e ka përjetuar javën e pestë të kampionatit si të ishte një finale e humbur. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/snr_db/status/1176212992066801664

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *