“Emigrantët” e Marokut vihen përballë Iranit, fitorja vlen dyfish

Sot në një ndër stadiumet më modernë në Rusi, ai i Shën Petersburgut, do të ndeshen dy “liliputët” e “Grupit B”, Maroku dhe Irani. Megjithëse Spanja dhe Portugalia të trembin që në emër e jo më në fushën e lojës, dy kombëtaret modeste mund të motivohen nga fakti që në Botëror, ndër vite surprizat nuk kanë qenë aspak të pakta, pasi në këtë turne shumë përfaqësuese me traditë dhe me përbërje lojtarësh ndër më të famshmit kanë “kapitulluar” në mënyrë të paimagjinueshme, siç ndodhi katër vite më parë, kur Kosta Rika mundi Italinë e Prandelit. Gjithsesi për Spanjën dhe Portugalinë si Irani dhe Portugali duhet të mendojnë më vonë, pasi sot ata do të “përplasin brirët” me njëri- tjetrin. Aziatikët janë pa mesfushorin e pezulluar Said Ezatolahi, i cili aktivizohet në Rusi me Amkarin, ndërkohë që janë në dyshim edhe sulmuesi Mehdi Taremi e mesfushori Ashkan Dejagah. Për Marokun është në dyshim mesfushori i Fenerbahçes Nabil Dirar.


MAROKU

Kombëtarja nga Magrebi ka një ngjashmëri me përfaqësuesen tonë, pasi marokenët janë një popull që kanë emigruar në masë drejt vendeve evropiane për një jetë më të mirë, ashtu si dhe shqiptarët. Ky fenomen social ka sjellë një proces “shkak-pasojë”, prej të cilit miliona fëmijë janë rritur larg vendit të origjinës së familjes së tyre. Kjo ka bërë që ekipi kombëtar të dominohet thuajse krejtësisht nga lojtarë të formuar në vende të ndryshmë të Europës ku dominon Franca dhe Holanda.

IRANI

Iranianët vijnë në këtë Botëror pas një paraqitje të fuqishme në fazën e grupeve, por djemtë Karlos Keiroz shfaqin përherë vështirësi në një eveniment si Botërori, ku kundërshtarit janë të një niveli shumë herë më të lartë nga ç’mund të jetë mësuar zakonisht. Ylli i skuadrës është sulmuesi i Rostovit Sardar Azmun, ndërsa dy lojtarët e kampionatit holandez Goçanexhad dhe Jahanbakhsh vijnë në Botëror pas një sezoni të shkëlqyer në Eredivisie me skuadrat respektive.

17

lojtarë

të përfaqësueses së Marokut janë rritur jashtë vendi të origjinës.

Maroku (4-2-3-1)

Mohamedi – Dirar Benatia Sez Hakimi – Busufa El-Ahmadi – Zijek Belhanda Amrabat – Butaib

 

Irani (4-2-3-1)

Beiravend – Rezaeian Hoseini Puraliganji Mohamadi – Ezatolahi Shojaei – Taremi Hajsafi Jahanbakhsh – Azmun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online