Administratori i deleguar i Milanit, Fasone, ka thënë se praktikisht janë tre emra që ende nuk kanë dalë për merkaton kuqezi, por duket se njëri është zbuluar nga “Sky” dhe bëhet fjalë për mesfushorin e Zenitit, me të shkuar te Roma.
Leandro Paredes është objektivi, edhe pse do të jetë e vështirë, për shkak të rrogës, pasi fiton thuajse 4,5 mln euro te Zeniti i Shën Pjetërburgut, teksa kontaktet kanë nisur me agjentin e tij. Do të kuptohet nëse operacioni mund të bëhet.