Embiid i papërmbajtshëm, Lakers bien pa LeBron James

Los Angeles Lakers ka marrë vetëm një fitore pa LeBron James në takimet e fundit dhe së fundmi i ka mposhtur Oklahoma City Thunder me rezultatin 107-100. Paul George udhëhoqi skuadrën e tij, teksa arriti të shënonte 37 pikë.

Fitore e rëndësishme për Dallas Mavericks, madje me rezultatin e thellë 122-84 ndaj Charlotte Hornets. Luka Doncic realizoi 18 pikë, asistoi katër herë dhe rikuperoi 10 topa, duke qenë protagonisti kryesor i takimit.

Gordon Howard mori për dore Boston Celtics në ndeshjen kundër Minnesota Timberwolves. Ai shënoi 35 pikë në këtë takim që u mbyll me rezultatin 115-102 në favor të Celtics. Ka fituar edhe Detroit Pistons, që ka likuiduar me rezultatin 101-94 Memphis Grizzlies. Blake Griffin, si zakonisht, ishte shënuesi më i mirë për skuadrën e tij me 26 pikë.

Joel Embiid ishte i papërmbajtshëm për Philadelphia 76ers në triumfin 132-127 ndaj Phoenix Suns. Ai shënoi 42 pikë dhe rikuperoi plot 18 topa. Ndihmë të madhe dhanë edhe Ben Siemens e J. J.  Redick, të cilët realizuan nga 29 dhe 27 pikë respektivisht. Devin Booker i Suns u ndal në 37 pikë.

Dallas Mavericks – Charlotte Hornets 122-84

Miami Heat – Cleveland Cavaliers 117-92

Atlanta Hawks – Washington Wizards 98-114

New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets 121-126

Minnesota Timberwolves – Boston Celtics 102-115

Orlando Magic – Chicago Bulls 112-84

Detroit Pistons – Memphis Grizzlies 101-94

Philadelphia Sixers – Phoenix Suns 132-127

Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 107-100

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online