Los Angeles Lakers ka marrë vetëm një fitore pa LeBron James në takimet e fundit dhe së fundmi i ka mposhtur Oklahoma City Thunder me rezultatin 107-100. Paul George udhëhoqi skuadrën e tij, teksa arriti të shënonte 37 pikë.
Fitore e rëndësishme për Dallas Mavericks, madje me rezultatin e thellë 122-84 ndaj Charlotte Hornets. Luka Doncic realizoi 18 pikë, asistoi katër herë dhe rikuperoi 10 topa, duke qenë protagonisti kryesor i takimit.
Gordon Howard mori për dore Boston Celtics në ndeshjen kundër Minnesota Timberwolves. Ai shënoi 35 pikë në këtë takim që u mbyll me rezultatin 115-102 në favor të Celtics. Ka fituar edhe Detroit Pistons, që ka likuiduar me rezultatin 101-94 Memphis Grizzlies. Blake Griffin, si zakonisht, ishte shënuesi më i mirë për skuadrën e tij me 26 pikë.
Joel Embiid ishte i papërmbajtshëm për Philadelphia 76ers në triumfin 132-127 ndaj Phoenix Suns. Ai shënoi 42 pikë dhe rikuperoi plot 18 topa. Ndihmë të madhe dhanë edhe Ben Siemens e J. J. Redick, të cilët realizuan nga 29 dhe 27 pikë respektivisht. Devin Booker i Suns u ndal në 37 pikë.
Dallas Mavericks – Charlotte Hornets 122-84
Miami Heat – Cleveland Cavaliers 117-92
Atlanta Hawks – Washington Wizards 98-114
New Orleans Pelicans – Brooklyn Nets 121-126
Minnesota Timberwolves – Boston Celtics 102-115
Orlando Magic – Chicago Bulls 112-84
Detroit Pistons – Memphis Grizzlies 101-94
Philadelphia Sixers – Phoenix Suns 132-127
Oklahoma City Thunder – Los Angeles Lakers 107-100