Shqipëria ka arritur të marrë një fitore fantastike ndaj Islandës në “Elbasan Arena” duke fituar në shifrat 4-2. Një triumf që ishte i detyrueshëm për djemtë e Rejës, për të vazhduar shpresimin për kualifikimin në Europian.
Kapiteni i kuqezinjëve, Elseid Hysaj, është shprehur për “Supersport” se ende nuk e beson se gjendet në listën e golashënuesve për ndeshjen e sotme.
“E dinim se kishim potencialin për të luajtur ndaj Islandës. Ishim të bindur për një lojë të bukur këtë herë. U largova vetë. Akoma nuk e besoj se kam bërë gol. Duhet të shkoj jashtë dhe të marrë veten njëherë. Ka qenë ndjenja më e bukur që kam ndierë”, ka thënë Hysaj. /Sport Ekspres/