Elseid Hysaj nuk po preferohet më as nga Sarri, trajneri që e rriti shkodranin e lë në stol te Lacio

Elseid Hysaj ka qenë gjithmonë i besuari i Sarrit. Ishte ky trajneri që e rriti dhe vazhdoi të kujdesej dhe ta merrte me vete mbrojtësin shkodran, në të gjitha aventurat e tij si trajner. Madje edhe te koha e Chelsea e kërkoi, por transferimi nuk u mbyll me sukses.

Por në kohën e fundit është vënë re se Hysaj nuk po preferohet më nga Sarri. Janë të shumta ndeshjet që mbrojtësi i Shqipërisë nuk e sheh fushën e blertë, ashtu si edhe sot, atje ku Lacio fitoi 1-2 në transfertë me Udinezen. Hysaj nuk hyri për asnjë minutë në fushë dhe e gjitha kjo situatë mund ta çojë edhe në një largim të mundshëm. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *