Mesfushori Kamer Qaka nuk ka impresionuar me paraqitjet e tij me kombëtaren shqiptare, por duket se në Rumani çmenden për të. Mbase është faji i Kristian Panuçit që nuk i merr më të mirën, mbase është faji i 23-vjeçarit që nuk përshtatet, kush e di…
Pak rëndësi ka kjo, Steau e Bukureshtit pagoi plot 360 mijë euro për të blerë kartonin e tij nga CSM Poli. Pas një viti në ligën rumune, Qaka u kthye në një ndër më të kërkuarit nga skuadrat elitare të këtij shteti, por dhe jashtë Rumanisë. Në janar, në lojë për të marrë shërbimet e tij ishin Sampdoria, por dhe ekipe nga Spanja.
Steau e Bukureshtit luajti ditën e djeshme kundër PAOK-ut dhe humbi me rezultatin 1-2. Presidenti Xhixhi Bekali doli mjaft i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të rinj të afruar në merkaton e verës. “Më pëlqen Qaka dhe Morutan, ata janë ‘bomba’. Qaka po luan dhe po luan mirë”- u shpreh presidenti kontraversal i Steaus së Bukureshtit për mesfushorin shqiptar.