Eliminuan Kukësin dhe Laçin, rruga e tyre drejt fundit!

Torpedo Kutaisi dhe Molde duket se do t’I thonë lamtumirë Europës, pasi në sfidat e para të playoff për grupet e Europa League janë mundur brenda dhe jashtë fushe, me dy rezultate që vështirë të përmbysen, duke njohur forcën e kundërshtarit.

Një raund më parë, Torpedo do të eliminonte Kukësin për vetëm një gol më shumë, teksa Molded dy ture më parë dërgoi në shtëpi pa problem skuadrën e Laçit, pasi shumë më të fortë norvegjezët.

Sakaq, sonte, në dy ndeshjet e para që janë luajtur në kuadër të Europa League, skuadra nga Gjeorgjia është mundur në shtëpi 0-1 përballë Ludogoretsit bullgar, që ka shënuar me anë të brazilianit Uanderson, ndërsa shtatë ditë më pas vështirë të kthejë gjithçka në Bullgari, duke njohur forcën e rivalit.

Ndërsa, për djemtë e Solskjaerit, nuk është shmangur humbja në Shën Pjetërburg, aty ku Zeniti ka fituar 3-1, sërish me përmbysje, ashtu si edhe një tur më parë. Këtë herë, miqtë shënuan në pjesën e parë me anë të Hestadit, por nga minuta e 71’ e deri në fund, rusët shënuan tre herë, me anë të të zakonshmit Xhyba. Zabolotni dhe Mevlja ishin autorët e dy golave të tjerë.

Kujtojmë që Zeniti kishte lënë shumë lojtarë “big” pushim, ndoshta i vetëdijshëm për forcën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *