Eliminoi Partizanin mes dramës, Duro: Këtu mbahet mend kualifikimi, kemi bilanc pozitiv me ta

Për të gjetur fituesin e çiftit çerekfinalist mes Laçit dhe Partizanit janë kërkuar më shumë se 90 minuta. Një ndeshje e luajtur bukur dhe me raste nga të dyja skuadrat, por që në kohën e rregullt nuk kanë arritur të vendosin ndeshjen. Mentor Mazrekaj ka bërë një tjetër ndeshje fantastike duke shkëlqyer te Laçi me lojën e tij. Ndërsa nga krahu tjetër edhe sulmuesit e Partizanit kanë humbur shumë raste për të gjetur golin e avantazhin.

Në 30 minutat e shtesës nuk u krijua thuajse asnjë rast nga ekipet, me historinë që u vendos në “ruletën ruse”. Fillimisht do të ishte Musta që do të gabonte dhe topi do të pritej nga Hoxha, ndërsa më pas petkun e heroit e merr portieri Sherri. Një ekzekutim tërësisht i dobët i penalltisë nga ana e Bardhit dhe më pas i Carës, për t’i dhënë kualifikimin Laçit në gjysmëfinale. Më herët ishte Skënderbeu që e kaloi pa shumë pengesa Dinamon teksa fitoi 1-3. Më poshtë gjeni edhe intervistat e protagonistëve për “Supersport”:

Duro (Laçi): “Ndihem shumë mirë pasi po luanin dy ekipet më të mira në kampionat. Sherri ka merita te penalltitë, se në lojë nuk kishte shumë punë. Ka disi probleme psikologjike dhe tensionin. Bilanci me Partizanin është shumë pozitiv për ne, por këtë herë vlen për kualifikim. Kërciku ishte ndërrim i kushtëzuar pasi ma kërkoi vetë. Nuabueze po ashtu duhej të largohej. Gjatë minutave të shtesës ishim të kujdesshëm. Kjo është një ndeshje që mbahet mend kualifikimi jo vetë ndeshja”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online