Në daljen zyrtare përpara mediave në prag të derbit me Milanin ka qenë i pranishëm edhe Françesko Açerbi. Mbrojtësi italian e konsideron një katastrofë eliminimin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2-0 të aritur në ballafaqimin e parë me Milanin. Një eliminim, që sipas tij, do e kthente përmbys sezonin e Interit.
“Nëse nuk kalojmë nesër do të jetë një katastrofë, një sezon m***. Mjafton një ndeshje për të kaluar nga një sezon i mrekullueshëm në një sezon të dobët nga dalja pas 2-0 në ndeshjen e parë… Sepse e nesërmja varet nga ne, Milani do të përballet me ne me shpirt dhe vendosmëri të madhe, por fati jonë varet nga ne. Nuk ka sezon të mirë për momentin, le të shohim se si do të shkojë në fund dhe më pas do ta përmbledhim”, ka deklaruar Françesko Açerbi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/