Eliminimi i bujshëm i Juventusit, në Itali tregojnë fajin: Çmimin e gabimit të Serisë A e paguajmë në Champions League

Stefano Sorrentino ka komentuar në studion e “Infinity“ eliminimin e befasishëm të Juventusit nga Liga e Kampionëve. Ish-portieri italian shprehet se çmimin e gabimit të bërë në Sere A skuadrat e paguajnë në Europë.

“Kur luani ndeshje të caktuara dhe humbisni 4 raste të qarta në pjesën e parë, i bëni kundërshtarët t’ju besojnë, atëherë Vijarreali përfitoi nga ato pak raste që kishte. Kjo tregon se sa shumë ndeshje të caktuara vendosen nga episode. Për fat të keq sonte u dënua Juventusi. Sa keq, sepse për 45′ pamë një Juve të mirë.

Niveli i futbollit italian ka rënë, në Itali në një moment fillon të menaxhosh ndeshjet dhe kur nuk shkon gjithmonë në 100% atëherë shifrat si këto vijnë. Kur bëni një pjesë të parë si kjo, atëherë nuk mund t’i merrni 3 gola një ekipi të tillë”, ka thënë Stefano Sorrentino./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online