Elhan Kastrati u largua në verë nga Teuta dhe tashmë do të luajë në Itali. Te Peskara duket e vështirë të ndodhë diçka e tillë, ndaj edhe huazimi në Serinë C do të ishte zgjidhja më e mirë për portierin e Shpresave të Shqipërisë.
Mediet në Itali raportojnë se aktualisht për shërbimet e Kastratit është interesuar Alma Juventus Fano, që garon në kategorinë e tretë të futbollit italian. Ata kanë bërë një kërkesë për portierin e Peskarës dhe tani presin një përgjigje.
Kastrati, 21 vjeç, u aktivizua për 18 muaj në Superiore me durrsakët. Ai ishte titullar në 32 ndeshje me Teutën, skuadër ku edhe është formuar si lojtar, por kishte shkuar si i huazuar nga Peskara, që zotëron kartonin e tij.