Eldorian Hamiti ishte arbitri i dytë që kishte detyrën për të ndarë drejtësinë në arenën europiane. Gjyqtarit shqiptar iu besua ndeshja mes Csikszereda U19-Angers U19 në UEFA Youth League. Takimi ka përfunduar me fitoren e francezëve në shifrat 0-2.
Boma zhbllokon rezultatin që në minutën e 17, ndërsa në të 90-n një autogol i Gergely-t fikson rezultatin përfundimtarë të sfidës. Ndërkohë Hamiti nuk e ka kursyer dorën në këtë përballje, teksa në minutën e 80 i tregon kartonin e kuq lojtarit të ekipit rumun./Halit Delibashi-Sport Ekspres/