Elbasani merr kreun e Kategorisë së Parë, përmbys Korabin dhe kalon presionin te Bylisi

Elbasani ka marrë tre pikët e radhës mbrëmjen e sotme. Verdheblutë kanë mposhtur me shifrat 2-1 Korabin. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh, duke shënuar me anë të Kasallës në minutën e 31-të të takimit. Kundërpërgjigja erdhi vetëm 10 minuta më vonë. Karakaçi e dërgoi topin në rrjetë dhe bëri që pjesa e parë të përfundonte në baraspeshë 1-1.

Përmbysja erdhi në pjesën e dytë të ndeshjes. Lila shkundi rrjetën në minutën e 55 dhe i fiksoi shifrat në 2-1. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të ndjeshjes, duke i dhënë tre pikët Elbasanit. Me këtë fitore verdheblutë shkojnë në vend të parë në Kategorinë e Parë, me pikë të barabarta me Bylisin. Tashmë presioni i fitores kalon te mallakastriotët, të cilët kanë një ndeshje më tepër në dispozicion për të zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online