Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes të vlefshme për javën e 10 të “Abissnet Superiore”-s. Elbasani ka marrë fitoren e dytë radhazi nën drejtimin e Glen Dajës. Verdheblutë kanë mposhtur Laçin me shifrat 2-1, duke u ngjitur në vendin e 4-t në renditje.
Ndëkohë në krahun tjetër Vllaznia është ndalur në Korçë. Ndeshja mes kuqebluve dhe Skënderbeut ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Ky rezultat i lë shkodranët në vendin e parafundit në tabelën e renditjes, me vetëm 9 pikë të grumbulluara në 10 javët e para të kampionatit./Sport Ekspres/