Trajneri i ri i Burnley flet për dëmtimin e Armando Brojës: Do t’i duhet pak kohë për t’u kthyer

Armando Broja vazhdon në historinë e dëmtimeve te Burnley. Sulmuesi shqiptar mori një shans të artë pas shumë kohësh për ta nisur nga minuta e parë kundër Lincoln, por doli pas 10 minutash pas një tërheqje të ndierë në kofshë.

Ajo do të ishte dhe ndeshja e fundit e trajnerit Hayen, ndërsa trajneri i ri, Celestini, ka ardhur në krye të pankinës së Burnley. Debutimi erdhi dje kundër Portsmuthit në barazimin 0-0, ndërsa një nga temat e prekura ishte edhe ajo e Brojës.

“Ajo që dimë është që do të jetë për pak më gjatë jashtë fushës. Do të shohim njëherë deri në javën tjetër që të jemi më të sajtë. Por që të themi që tani, do të mungojë për 2, 3, 4 apo 5 javë, duhet të presim”, tha Celesini. /Sport Ekspres/