Elbasani është një nga ekipet pretendente për t’u ngjitur në “Abissner Superiore“. Klubi verdheblu ka ndërtuar një grup tejet cilësor, me lojtarë me mjaft përvojë në futbollin shqiptar. Emrave të njohur tashmë i bashkohet edhe ai i Ardit Hilës.
Lojtari ndërpreu kontratën me Tiranën dhe zgjodhi të firmoste për 2.5 vite me Elbasanin. Këta të fundit gjenden në vendin e dytë në Kategorinë e Parë, me vetëm 3 pikë më pak se Bylisi i vendit të parë. Ngjitja në “Abissnet Superiore” nuk duket e largët për Elbasanin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/