“Jemi më të fortët…” Me këtë titull, gazeta e përditshme torineze, “Tuttosport” e ka hapur edicionin e sotëm, teksa i ka bërë një intervistë sulmuesit argjentinas, që u shpreh se “Alegrin s’e kam parë më agresiv dhe kërkues se tani. Jam i bindur se do të bëjmë mjaft mirë. Mes shitjeve dhe blerjeve, jemi fuqizuar edhe më shumë”, u shpreh ai, që shton dhe se “jam mëse i motivuar”. Ndërkohë, po Higuain, për “Corriere dello Sport”, ka lëshuar sfidën: “Çdo vit mundohen të gjejnë favoritët, por në fund fitojmë ne. Napoli rival për titull? Si gjithë të tjerët. Dagllas Kosta më pëlqen, është i duhuri. Bonuçi bëri zgjedhjen e tij. Dibalan e duam këtu”.