El Pipa, të shtunën përballet me vendlindjen

Të shtunën Franca e Argjentina do të përballen për një vend në çerekfinalet e Kupës së Botës. Do të jetë një ndeshje e veçantë sidomos për Gonzalo Higuain, sepse El Pipa do të përballet me vendin ku ka lindur.

30 vite më parë Higuain vinte në jetë në Brest, aty ku luante babai i tij, Horge, i cili më pas shkoi te Riveri. Në këtë mënyrë, Gonzalo shkoi në Argjentinë dhe aty kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën.

Në vitin 2005 erdhi debutimi të Riveri dhe talenti i tij ra në sy, aq sa trajneri i Francës në atë kohë, Rajmond Domenek, e kontaktoi për t’u bërë pjesë e Francës.

Megjithatë, Higuain refuzoi, edhe pse kishte pasaportë franceze, ndërsa pas transferimit të Reali në vitin 2006 kreu procedurat për pajisje me pasaportë argjentinase.

“Ishte një zgjedhje zemre. Miqtë, familja dhe futbolli im janë nga Argjentina, nuk mund të merrja vendim tjetër”, tha në atë kohë Higuain. Që atëherë, tre finale të humbura me Argjentinën, ku shpesh Higuain ka qenë nën akuzë, por nëse luan te shtunën në Kazan ndoshta historia merr rrjedhë tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *