Sampaoli pyeti Mesin: Futim Agueron?

Prej ditësh flitet se trajneri i Argjentinës Horge Sampaoli e ka humbur kontrollin e kombëtares dhe tashmë janë lojtarët ata që bëjnë ligjin.

Jo rastësisht, për ndeshjen kundër Nigerisë Argjentina kaloi te skema 4-4-2, duke braktisur mbrojtjen me 3 lojtarë dhe duke kthyer në formacion emra si Banega, Di Maria e Higuain.

Nga Argjentina vjen edhe një sinjal tjetër se tashmë trajneri ka lënë gjithçka në dorë të lojtarëve, sepse gazeta Ole ka publikuar një video, ku rreth minutës së 80-të, me rezultatin ende në barazim, trajneri Sampaoli i drejtohet Mesit duke e pyetur: “El Kun, të fut El Kun?”, duke iu referuar Agueros. Momente paniku, me trajnerin argjentinas që duket qartësohet në ankth, por për fat zëvendësimi dha fryte, sepse presioni argjentinas prodhoi golin e fitores nga Roho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online