Nga Europiani si tifoz, tek e njëjta foto si titullar i Anglisë

Histori fantastike ajo e mbrojtësit të Anglisë Herri Meguair, i cili po e luan si titullar Kupën e Botës, diçka që as që i shkonte ndërmend deri para dy vitesh.

Fitorja e fundit ndaj Panamasë është një emocion i rrallë për mbrojtësin e Lester Sitit, i cili është një befasi e madhe, sepse në pak kohë ka ngjitur shkallët e hierarkisë së kombëtares, duke lënë në stol emra si Geri Kahill e Fil Xhons.

Mbrojtësi 25-vjeçar nga Shefildi kaloi vjet nga Hall Siti tek Lesteri për 12 milionë sterlina dhe që atëherë ngjitja e tij ka qenë e pandalshme, duke kapur kombëtaren dhe duke u bërë titullar, edhe pse me shumë pak eksperiencë, vetëm 7 ndeshje me ekipin A.

Në vitin 2016 Meguair ishte ende tek Hall Siti dhe e kishte kaluar shumicën e sezonit në stol, ndërsa ne verë shkoi në Francë për të ndjekur Anglinë në Kampionatin Europian.

Në ndeshjen kundër Panamasë në tribunë ishin të njëjtët miq me të cilët kishte shkuar në Europian, ndaj ishte rasti ideal për të shkrepur një foto së bashku, ashtu si dy vite më parë. Një kujtim i bukur, por dhe një mesazh se në jetë gjithçka mund të ndodhë, edhe në një hapësirë të shkurtër kohore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online