Duket si “macja me miun” gara për titull në Kosovë, me Dritën dhe Prishtinën që po imitojnë njëra-tjetrën. Pas disa fitoresh rresht në javët e fundit, sot dy skuadrat kryesuese kanë barazuar, në ndeshje shumë të vështira.
Drita kryesuese luante derbin e madh kundër Gjilanit. Sfidë fantastike, dy gola dhe lojë me ritëm. Shënoi Gjilani në minutën 34-t me Hysenin, por Drita barazoi me të zakonshmin Kastriot Rexha në fund të pjesës së parë.
Ndërkohë, Prishtina vizitonte Feronikelin, që javën e shkuar u mund në minutat e fundit nga Drita. Skuadra e Sulejman Starovës po jep maksimumin, edhe pse nuk i duhen më pikët, ndaj sot barazimi 0-0 ishte rezultat i drejtë, në një sfidë me pak raste për shënim.
Prishtinës i duhej fitorja, por Starova është kthyer në një makineri barazimesh, sepse që kur ka shkuar në Kosovë ka vetëm këtë rezultat, me përjashtim të ndeshjes ndaj Dritës.
Distanca mes Dritës e Prishtinës mbetet 3 pikë dhe po shkohet drejt finales së madhe mes tyre, në javën e fundit.
Ndërkaq, Llapi ka mundur Drenicën 1-0 dhe është i treti tashmë, sepse Liria është mundur 2-0 në Prizren nga Trepça ’89. Moment delikat për Lirinë, me lojtarët që nuk paguhen prej dy muajsh.