Eksperti i futbollit anglez ua bënë të qartë italianëve: Është ndryshe nga Osimhen, merrni Armando Brojën nëse doni Higuainin e ri

Carlo Jacomuzzi ka folur në mediat italiane sa i përket Armando Brojës. Sulmuesi shqiptar ka prej kohësh interesimin e Napolit, që po kërkon zëvendësuesin për Osimhen. Menaxheri dhe eksperti i futbollit anglez i ka sqaruar italianëve se me Brojën mund të gjejnë Higuainin e ri, që dikur do të shpërthente me gola te Napoli.

“Është lojtar që në zonën e portës kundërshtare është i rrezikshëm, i zgjuar, mendjemprehtë, në pritje të gabimit të rivalit. Ka një mentalitet të mirë dhe është fizikisht i fortë. I ka të gjitha cilësitë, por duhet të shohim se çfarë i duhet Napolit. Është i ndryshëm nga Osimhen, por nëse te Napoli dëshirojnë një lojtar si Higuain, Broja është i përshtatshëm”, tha Jacomuzzi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online