Eksperienca kuqezi, Gega evidenton problemin e Kombëtares shqiptare

Katër vjet të kaluara në krye të përfaqësueses Shpresa. Nga viti 2011 deri më 2015-ën në drejtim të stolit të 21-vjeçarëve të Shqipërisë. Eksperiencë e mjaftueshme për të kuptuar dhe për të përkthyer problemet, që Kombëtarja po kalon momentalisht.

Skënder Gega foli rreth situatës në ekipin kuqezi dhe debatit se përse trajneri Kristian Panuçi nuk i jep shans lojtarëve të kampionatit në momentin kur ata luajnë në Kategorinë Superiore dhe ndryshon standard, menjëherë sapo dikush transferohet jashtë vendit. Me elegancën e zakonshme, trajneri i Partizanit evidentoi problemin që ekziston në Kombëtare.

“Kanë dalë emra nga Partizani, por përveç ekipit tonë janë disa kokrra nga kampionati, të cilëve mund t’u jepet një shans. Nuk është sekret: Trashi mund të provohet, sepse e ka kualitetin që të mund ti jepet mundësia. Në ekip kanë ardhur disa emra që figurojnë më, nuk dihet se ku janë. Këto ndryshime, kaq të shumta, tregojnë se kjo Kombëtare ka probleme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *