Eksperienca e parë jashtë Shqipërisë ka nisur me një trofe për Ardit Krymin. Futbollisti shqiptar u largua nga Vllaznia në merkaton e verës për të nisur një përvojë të re në Bjellorusi. 26-vjeçari, i cili spikati me paraqitjet e tij te kuqeblutë, u transferua te Shahtjor Soligrosku, ku gjeti edhe një tjetër futbollist shqiptar, Valon Ahmedin.
Sezoni në Bjellorusi përfundoi sot, kur Shahtjori u kurorëzua kampion. Skuadra e Ardit Krymit fitoi me rezultatin e thellë 4-1 kundër Belshinas, duke u renditur përfundimisht në vendin e parë. Soligorsku e përfundoi kampionatin me 65 pikë të grumbulluara, 5 më shumë nga Energetiku i vendit të dytë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/