Ekskluzive/ “U gëzova shumë kur mora telefonatën”, Kristal Abazaj tregon ndjesinë e kthimit në Kombëtare: Përgjegjësi e madhe kjo fanellë e Shqipërisë

Shqipërisë i është rikthyer “Kristali”, Abazaj. Ky lojtar ka qenë i dëmtuar për një kohë të gjatë dhe kjo i prishi jo pak punë në karrierën e tij sa i përket klubit dhe njëkohësisht Kombëtares. Një mundësi e re i është dhënë në miqësoren me Katarin. Abazaj është thërritur për herë të parë nga Reja, duke iu bashkangjitur grupit të lojtarëve të Superiores. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, lojtari i Instabulsporit tregoi përjetimet dhe ndjesitë e kësaj ftese.

“Pas shumë kohësh jam kthyer te Kombëtarja. Normalisht jam shumë i lumtur për këtë pjesë pasi është një tjetër ndjesi kur stërvitesh dhe luan për këtë fanellë. Është përgjegjësi shumë e madhe dhe një ëndërr për çdo lojtar që të përfaqësoj kombin e tij. Normalisht që kur mora telefonatën u gëzova shumë. Kisha kohë që nuk e merrja ftesën, pavarësisht dëmtimeve dhe gjithçkaje që kam kaluar, këtë e shoh si fillimin e një rruge të gjatë përpara”, u shpreh Abazaj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online