Ekskluzive/ Trajnerit tonë nuk i shpëton asgjë, Silvinjo dhe Doriva panë nga stadiumi sesi Ernest Muçi i shënoi 2 gola Aston Vilës

Ernest Muçi po përjeton momentin më të artë në karrierë. Ish-lojtari i Tiranës arriti të mposhte i vetëm Aston Vilën. Dy gola u realizuan nga Muçi në fitoren 3-2 në Conference League.

E për këdo që ka dyshime nëse Silvinjo i ka parë golat, Sport Ekspres iu siguron që jo vetëm që trajneri i Shqipërisë i ka parë, por i ka ndjekur edhe nga stadiumi.

Silvinjo ndodhej në stadium, së bashku me Dorivën, ku ndoqën përballjen mes Legia Varshavë dhe Aston Vilës. Një shenjë vlerësimi kjo për Ernest Muçin, ndërsa pas përfundimit të ndeshjes do të ketë edhe një takim mes Muçit dhe Silvinjos. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online